Bashkimi Evropian

BE bllokon projektin e Vuçiqit dhe Orbanit për hekurudhën e ndërtuar nga kinezët

Bashkimi Evropian ka bllokuar ndërtimin e një projekti të madh mes Hungarisë dhe Serbisë për ndërtimin e një hekurudhe që lidh Budapestin me Beogradin, siç raporton mediumi serb “Nova.rs”. Arsyeja e ndalimit është se kontraktorët kinezë nuk punojnë sipas rregullave të BE-së.

Trenat e shpejtë që tashmë transportojnë qytetarët e Serbisë nga Beogradi në Novi Sad, duket se për një kohë të gjatë nuk do ta kenë si destinacion Budapestin, pavarësisht nga njoftimet e mëparshme të liderëve të Serbisë dhe Hungarisë se në pak kohë ata do të mund të kalojnë nga një kryeqytet në tjetrin për një kohë të shkurtë.

Lexo Edhe:

Pistë elektrike për vrapimin ProSprinter-80% zbritje! Vetëm 530 €

Parlamenti malazez sot me iniciativën për shkarkimin e Mandiqit
Derisa në një pjesë të Serbisë po punohet për këtë hekurudhë, në pjesën e Hungarisë punimet janë ndërprerë për shkak të problemeve të kontraktorëve kinezë në respektimin e standardeve europiane të ndërtimit.

Indikacionet se ka probleme në punën në pjesën hungareze të hekurudhës u shfaqën në vjeshtën e vitit 2023, kur mediat hungareze njoftuan se kontraktorët kinezë kishin problem me ndërtimin e një sistemi sigurie dhe kontrolli të trenave sipas standardeve europiane dhe në shkurt të këtij viti ka mbërritur informacioni se një pjesë e punës pranë Budapestit është pezulluar, shkruan mediumi serb.

Madje, siç citon Nova portalin “Divani”, punimet në hekurudhën pranë Budapestit ishin ndërprerë për shkak të mungesës së lejeve të punës. Kjo media raporton fjalët e punëtorëve në kantier se mund t’u duhet të çmontojnë atë që kanë ndërtuar deri më tani, pasi kanë marrë urdhër zyrtar për ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit.

“Divani” përmend edhe përgjigjen që kanë marrë nga Hekurudhat e Hungarisë. Ata konfirmojnë se punimet e përmendura janë pezulluar prej disa kohësh, por shtojnë se “në përgjithësi punimet në këtë projekt janë në vazhdim”.

Edhe Hekurudhat e Hungarisë bënë me dije për këtë media se “kontraktorët mund t’i kryejnë punimet sipas kushteve ligjore ekzistuese dhe efektive”, por nuk ka pasur përgjigje në pyetjet se si ka mundësi që punimet kanë filluar pa leje apo sa do të zgjasë pezullimi aktual.

Në vitin 2022, Orban kishte shkuar në Serbi për të përuruar bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq një pjesë të hekurudhës.