BE akordon 8 milionë euro për sektorin e transportit

Bashkimi Evropian ka akorduar një grant prej 8.042.982 euro për sektorin e transportit dhe ambientit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Maqedoni.

Sipas Qeverisë së Maqedonisë, këto mjete janë ndarë si “shpërblim”  për realizimin e suksesshëm të reformave dhe procesit euro-integrues.

“Qeveria e Maqedonisë e përshëndet vendimin e Bashkimit Evropian që të ndajë mjete shtesë vendit në vlerë prej 8.042.982 për disa sektor të caktuar, si një shpërblim për realizimin e suksesshëm të procesit reformues në rrugëtimin euro-atlantik të vendit”.