BBV: Fifi dhe Graniti shfaqen në momente të afërta pranë njëri-tjetrit dhe flenë me duart kapur

Ngjarje të tjera interesante po vazhdojnë të ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kësaj here protagonistë janë dy nga banorët, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana.

Dyshja e kanë kaluar mbrëmjen shumë pranë njëri-tjetrit, duke shpërfaqur një intimitet ndryshe nga raportet me banorët tjerë.

Foto: Big Brother VIP/YouTube

Ata kanë fjetur në krevate pranë e pranë njëri-tjetrit, ndërsa në një moment i kanë bashkuar duart, në momentin që vendosën t’ia futën gjumit.

Dy banorët gjithashtu janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke komunikuar me shenja, me ç’rast kanë nxitur dyshimet se mes tyre po zhvillohet një raport shumë më i afërt se të tjerët.

Big Brother VIP ka ndarë me ndjekësit në Instagram këto pamje, duke treguar se Fifi dhe Graniti po ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.