Bayerni synon të formojë dyshen Lewandowski-Kane

Karl Heinz Rummenigge ka një ëndërr të madhe për verën e ardhshme që quhet Harry Kane.

Drejtuesi i klubit bavarez e shikon sulmuesin anglez si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me Lewandowskin por edhe të bëhet pasuesi ideal i polakut.

Rummenigge do të bëjë të pamundurën për Kane edhe pse negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta pasi presidenti Levy nuk bën lëshime dhe e vlerëson afro 280 milionë euro kartonin e sulmuesit anglez.

loading…