Bayerni siguron titullin e 9-të radhazi në Gjermani
Bayern Munichu e ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion në Bundesligë për herë të 31-të në historinë e klubit, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.
Ky është titulli i nëntë radhazi për Bayernin në Bundesligë.
Skuadra e Flickut do të takohet sot me Monchengladbachin me fillim nga ora 18:30, në kuadër të javës së 32-të, ndeshje kjo që do të jetë sa për prestigj.
Bayerni e siguroi titullin pas fitores së Dortmundit të shtunën në shtëpi ndaj Leipzigut, që mban vendin e dytë.
Me këtë fitore skuadra “verdhezi” vazhdon luftën për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ri.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që gjetën golin qysh në minutën e shtatë me Marco Reus që realizoi për 1:0.
Në vazhdim të dyja ekipet kishin mundësi shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për nikoqirët që dyfishuan epërsinë me Jadon Sanchon në minutën e 51-të.
Udhëtuesit në minutën e 63-të arritë të ngushtonin rezultatin me Lukas Kolstermann në 2:1.
Golin e barazimit për Leipzigun e shënoi Dani Olmo në minutën e 77-të për 2:2.
Por deri në fund vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores. Në minutën e 87-të Jadon Sancho realizoi për rezultatin 3:2.