Klubet më të mëdha evropiane janë hedhur pas talentit të Ajaxit.
Bayern Munich do ta rivalizojë Manchester Cityn në garën për mesfushorin e Ajaxit, Frenkie De Jong.
Disa klube të mëdha kanë shfaqur interesim për 21-vjeçarin si Barcelona e Paris Saint-Germaini.
Bayerni është skuadra e fundit që interesohet për De Jong dhe ka gati një ofertë prej 78 milionë eurove për të.







