Bayerni në garë për Zahan

Kampioni i Gjermanisë, Bayerni është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha ka njoftuar të hënën revista “Kicker”.

Mësohet se bavarezët tashmë kanë kontaktuar ekipin anglez, i cili për lirimin e Zahas kërkon të paktën 80 milionë euro dëmshpërblim.

Zaha mund të luaj edhe si sulmues i krahut dhe te Bayerni shihet si zëvendësim për Franck Riberyn e Arjen Robbenin, të cilët më nuk janë më pjesë e klubit.

Zaha ka kontratë me Crystal Palacen deri në verën e vitit 2023 kurse edicionin e shkuar ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar poaq herë në 34 ndeshje në Premier League.

26-vjeçari, ka luajtur edhe te Manchester Unitedi e Cardiff City. Ai po kërkohet edhe nga Arsenali e Tottenhami.