Bayerni, ende i vendosur për Sanen

Gjiganti bavarez e do sulmuesin e krahut, Leroy Sane për sezonin e ardhshëm. Manchester City, nga ana e tij, është i gatshëm ta shesë futbollistin gjerman nëse i arrin një ofertë e kënaqshme

Bayern Munichu e ka rikthyer interesimin për yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Gjiganti bavarez ka besim të madh se mund t’i sigurojë shërbimet e futbollistit ofanziv për sezonin e ardhshëm, shkruan “Sky Germany”.

Man City do t’i dëgjojë ofertat për Sane vetën e ardhshme, ndërsa futbollisti i krahut të majtë ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2021.

Kontaktet në mes të palëve për vazhdimin e kontratës kanë mbetur në një vend.

Sane ishte bërë objektiv i Bayernit edhe në verën që shkoi, por një lëndim i rëndë që e pësoi futbollisti stopoi gjithçka.

Përfaqësuesi gjerman pritet të rikthehet nga lëndimi në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe kampioni anglez tashmë e ka gjetur pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për yllin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, i cili po krahasohet me Antoine Griezmann.

loading…