Bayern Munich vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit Kovac

Niko Kovac do të vazhdojë të qëndrojë në postin e trajnerit të Bayern Munich, ka konfirmuar presidenti i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Kovac e udhëhoqi Bayernin të shtunën drejt triumfit të parë në Kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal, që prej vitit 2016, një javë pasi e fitoi edhe Bundesligën.

Rummenigge ka këmbëngulur se e ardhmja e Kovacit nuk ka qenë në dyshim, pavarësisht se a do ta fitonte Bayerni kupën apo jo, dhe tani ai e ka riafirmuar këtë qëndrim.

“Natyrisht, Niko mbetet trajneri ynë. Kjo kurrë nuk ka qenë temë diskutimi”, tha Rummenigge për Fox Sports.

“Ne kurrë nuk e kemi vënë në pikëpyetje këtë. Në Bayern më rëndësi është të fitosh çmime. Trajneri luan rol qendror në këtë”, theksoi ai.