Bayern Munich me shumë mungesa ndaj Man Cityt – formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve rikthehet për të zhvilluar fazën çerekfinale.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

Dueli që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Etihad, me dy ekipet që cilësohen si të barabartë në letër.

Për këtë ndeshje, Citizens nuk mund të llogarisin në Phil Foden që është i lënduar, përcjell BBC Sport.

Në anën tjetër, Bavarezët do të kenë shumë mungesa si Maxi Eric Choupo-Moting, Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet e mundshme

Man City: Ederson; Akanji, Ruben Dias, Ake; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland.

Bayern: Sommer; Pavard, De Ligt, Upamecano, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Mane; Muller.