Bayern Munchen

Bayern Munich i vendos një kusht Coutinhos nëse dëshiron të qëndroj në këtë skuadër

Philippe Coutinho nëse dëshiron të qëndrojë te skuadra gjermane duhet që ta tregoj veten në këtë klub, të paktën ky është ‘kushti’ që i ka vënë drejtori i përgjithshëm i klubit, Coutinhos.

Braziliani është në formë huazimi në gjermani nga skuadra e Barcelonës deri në fund të sezonit mirëpo mund të arrihet marrëveshja për të blerë atë.

Presidenti i Bayernit u pyet se pse transferimi i futbollistit është ende në dyshim andaj ai u përgjigj duke thënë “Unë mendoj që ai luajti mjaftë mirë në disa ndeshje ndërsa në disa të tjera dhë përshtypjen se ishte i frenuar”.

Coutinho ka pasur paraqitje të rregullta për skuadrën gjermane këtë sezon, ku ka arritur të shënoj shtatë herë dhe ka siguruar tetë asistime në vetëm 28 paraqitje.