Bayern, James kritikon ashpër trajnerin Kovac

Bayern Munchen nuk po kalon një periudhë të mirë dhe që tani kanë dalë zërat e parë kritikë në kundër trajnerit Kovac.

Sipas “Bild”, James Rodriguez sulmoi trajnerin javën e kaluar në dhomën e zhveshjes, kur Kovac nuk ishte. “Ne nuk jemi këtu në Frankfurt”, tha kolumbiani i tërbuar, duke iu referuar ekipit të mëparshëm të trajnerit të tij.

James ishte zëvendësues në barazimin kundër Ajax (1-1) në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen kundër Augsburgut (1-1). Mesfushori është i pakënaqur dhe ka planifikuar që të flasë me trajnerin për t’i thënë se dëshiron të largohet nga ekipi bavarez.

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fituar, dyshimet rriten te Bayern. Jo vetëm kolumbiani është i zemëruar me Kovacin. Mediat gjermane thonë se shumë futbollistë janë të mërzitur me trajnerin sepse ai flet kroatisht me stafin e tij.