Bundesliga

Bayern fiton në shtesë dhe i ushtron presion Leverkusen, Stuttgart shënon pesë gola

Bayern Munich fiton në transfertë ndaj Augsburg me rezultatin 3-2.

Bavarezët zhbllokuan shifrat në minutën e 23 me anë të Pavlocic, ndërsa goli i dytë erdhi në minutat shtesë të fraksionit të parë me anë të Davies. Në pjesën e dytë, vendasit shkurtuan diferencat me Demirovic, por Harry Kane shënoi të tretin duke i dhënë siguri skuadrës së tij.

Megjithatë, në të 88-tën, Michel mund të shkurtonte diferencën por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, goli për vendasit nuk vonoi dhe këtë herë Demirovic nuk gaboi nga penalltia në minutën e 94. Gjithsesi, Bayern e menaxhoi më së miri avantazhin dhe mori tre pikët në transfertë.

Pas kësaj fitoreje, rekordmenët gjermanë ngjiten në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Bayer Leverkusen. Në ndeshjet e tjera, Stuttgart fitoi me shifrat 5-2 ndaj Leipzig, Werder Bremen me rezultatin 3-1, Wolfsburg barazoi 1-1 me Koln ndërsa po në barazim 1-1 përfundoi edhe ndeshja mes Hoffenheim me Heidenheim.