Batusha: Mimoza Kusari sot ia “lëkundi” eshtrat policit hero, Enver Zymberit!

Drejtori i Ballkani.info, Besnik Batusha, i ka reaguar ashpër, shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në lidhje me disa nga deklaratat e saj që i bëri sot në komisionin parlamentar ku u diskutua çështja e pagesës së energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Sipas Batushës, Lila e ka ofenduar gjakun e policisë së Kosovës Enver Zymberi i cili u vra në Mitrovicën e Veriut në operacionin për të shtrirë pushtetin e Kosovës në veri, raporton Telegramisot.com.

Ky është reagimi i plotë nga Besnik Batusha

Sipas Mimoza Kusarit, Enver Zymberi – polici hero i Kosoves qe ra ne detyre ne aksionin per shtrirjen sovranitetit ne veri, e paska humb jeten atje tuj shku me ua lyp borxhin e rrymes qe s’e kane pagu.

Ky eshte abuzim me nje hero te Kosoves tu tentu me arsyetu vendimin qe serbeve ne veri t’ju paguhet rryma edhe per 6 muj ne vlere prej 11 milione eurosh.

Sa kane qene ne opozite i qitshin syte llulle kur qeverite e kalume (krejtesisht gabim edhe ato) lanin borxhet e serbeve me paret tona.

Tash per me e arsyetu m**** deri nballe, ta nxjerrim ne publik edhe nje popullizim krejt kot duke e perdor nje deshmor te shtetit te Kosoves.

Ata ne veri tuj e vadite oborrin me uje te nxehte, e na paguj ktu…

… ose bon dashni Milloradi (se spo muna e shkru ne orgjinal) e paguj na!