Baton Haxhiu për zgjedhjet në Shqipëri: Është një dominancë e tepruar e PS-së

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se si është situata në terren para zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë.

Haxhiu, doku folur në Pressing, ka thënë se Partia Socialiste ka një epërsi shumë të madhe krahas partive tjera, ndërsa ka shtuar se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi është në krizë dhe ka përçarje.

“E kemi një situatë përplasjeje brenda opozitës. Mezi ajnë bashkuar brenda një force. Të tjerat janë të shkërrmoçura përveç disa individëve. Jo vetëm e djathta, por të gjitha partitë tjera që kanë gërhamen e fundit në jetën politike. Kemi një dominim gati të tepruar të PS-së, dhe aq është i tepruar sa që rezultati mund të jetë mosbesues. Për ata që nuk e dinë në Kosovë se si funksiono. Shqipëria ka 12 qare dhe 61 bashki. Tash gara është për 61 bashki. Kryetarët përfshijnë më shumë se një bashki. Tri elemente janë kryesor. I pari është Elbasan-Tiranë-Durrës në të cilat zakonisht zhvillohet gara dhe definohet fituesi. Zakonisht kush fiton aty, në zgjedhjet e ardhshme kryesore ka një bazë të fortë për të fituar zgjedhjet”, ka thënë ai.

Haxhiu ka treguar edhe gjendjen brenda bastioneve tradicionale të partive.

“Shkodra dhe Vlora e ndajnë të majtën dhe të djathtën. PS ka fituar terren bukur shumë në Shkodër, ndërsa PD ka humbur shumë në Vlorë për shkak se ka bojkotuar zgjedhjet e fundit”, shtoi ai.

Haxhiu ka parashikuar se PS do të fitojë 50 nga 61 bashki.