Baton Haxhiu: Kadri Veseli ka kërcyer nga helikopteri pa parashutë në vitin 98′

Publicisti dhe analisti, Baton Haxhiu ka konfuzuar opinionin me një histori që e tregoi në RTK, rreth ish-kreut të PDK-së dhe komandantit të UÇK-së me nofkën “Luli”, Kadri Veselit.

Ai tha se në vitin 1998, Kadri Veseli bashkë me një shok kishin kërcyer nga aeroplani ushtarak për shkak se mjeti fluturues nuk kishte mundësi të ulët nga moti i ligë, shkruan Ballkani.info

Por, Haxhiu duket se ka ndryshuar deklaratën dhe se aeroplani ishte vetëm një përvjedhje, që në të vërtetë, mjeti fluturues ishte një helicopter, tha ai në Kanal10.

Kështu e komentoi edhe prezantuesi Ridvan Berisha një ditë pas deklaratës së parë./Ballkani.info/