Baton Haxhiu

Baton Haxhiu i kthen përgjigje Faton Pecit: LVV është lavatriçe politike ku pastrohen horrat e të gjitha regjimeve

Pas reagimit të djeshëm të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. ndaj shkrimit të gazetarit Baton Haxhiu, ky i fundit i ka kthyer përgjigje duke e quajtur “mediokër” e çka mos tjetër. Qysh në fillim Haxhiu thotë se replikimi i tij ndaj Pecit “nuk është aspak punë e vyer”, por që megjithatë i replikon.

“Por, duke qenë ai, një nga përfaqësuesit më tipik të mjerimit moral dhe intelektual të kësaj kaste qeverisëse, përgjigja bëhet e domosdoshme. Në rrafshin moral, Peci është nënprodukt i shndërrimit të LVV-së në lavatriçe politike, në të cilën pastrohen horrat e të gjitha regjimeve, taksa e të cilëve, për këtë shërbim, është t’i shërbejnë besnikërisht dhe pa mëdyshje Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë KËTU: