gazetari

Baton Haxhiu: Albright e humbi durimin nga Reçaku, tha i erdhi fundi Millosheviqit

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur për Masakrën e Reçakut, ku sot u shënua 25 vjetori i këtij krimi makabër.

Ai ka thënë se sekretarja e atëhershme amerikane, Madeleine Albright e kishte humbur durimin.

Sipas Haxhiut tashmë SHBA-ja e kishte të qartë që veprimeve të diktatorit serb Millosheviq duhet t’iu vihet fundi.

“Ka ekzistu një  marrëveshje dhe një parakusht sesi do të duken rrethanat politike dhe zgjidhjet politike në Kosovë. Masakra e Reçakut realisht e vendosi një kriter të ri politik: Millosheseviqi nuk respekton asnjë marrëveshje”, tha ai në T7.

“Aty zonja Albright e kishte humbur durimin dhe ajo është e famshmja e dosjeve të Clinton që i bën të hapura e  flet për ngushmërinë që duhet t’i vihet fundi Millosheviqi”, ka thënë Haxhiu.