Tahir Batatina

Batatina gjithmonë kreativ: E shoh futbollin pak më ndryshe se trajnerët e tjerë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore me shumë vlerë ndaj Dritës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 1, me Arbnor Ramadanin që shënoi golin e vetëm.

“Mendoj se në derbi vendosin detajet. Jam i lumtur që e nisëm me fitore, sidomos ndaj një kundërshtari si Drita. Më meritorët për këtë rezultat janë futbollistët. Unë e shoh futbollin pak më ndryshe se trajnerët e tjerë, i pranoj të gjitha rezultatet e ndeshjes dhe marr përgjegjësi. Nuk kam pasur asnjëherë një skuadër më të kompletuar“, tha Batatina pas ndeshjes. /Ballkani.info