Bastisjet në KEK, Azemi i LDK-së e lidh Nagip Krasniqin me Martin Berishajn, flet për takime sekrete në Zagreb

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi sot Krimet Ekonomike kanë bastisur zyrat e KEK-ut dhe gjithashtu edhe banesën e Drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Azemi thotë se kjo ngjarje konfirmon shqetësimet e ngritura, sipas tij, për dallaveret e shumta në sektorin e energjisë.

Anëtari i LDK-së ka bërë ndërlidhje në mes të vonesave për të bërë remontin e bllokut A5 dhe favoreve për të blerë rrymë nga kompania ku ka operuar Martin Berishaj.

Para një gjendje të tillë zyrtarë më të lartë të shtetit arsyetonin dhe shfajësonin. Siç duket, kjo situatë iu duhej për t’iu mundësuar blerja e rrymës prej kompanisë ku operonte Martin Berishaj. Pasqyra po kthjellohet!”, ka shkruar Azemi.

Ai ka përmendur edhe takime të fshehta të Nagip Krasniqit me Martin Berishajn në Zagreb, dhe në fund ka pyetur se çfarë po fsheh njeriu i Kurtit që është emëruar nga krye të KEK-ut.

Reagimi i plotë:

Bastisjet e sotme nga Krimet Ekonomike në KEK, konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej kohësh për dallaveret e shumta në sektorin e energisë.

Derisa gati nëntë muaj më parë, blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë, siç ishte thënë, për shkak të një rreziku nga shpërthimi, është e pakuptueshme shtyrja e vazhdueshme e remontit të këtii blloku. Kjo gjë i ka kushtuar Kosovës miliona euro, për të cilat tani po paguajmë me ngritje të çmimit të energjisë.

Para një gjendje të tillë zyrtarë më të lartë të shtetit arsyetonin dhe shfajësonin. Siç duket, kjo situatë iu duhej për t’iu mundësuar blerja e rrymës prej kompanisë ku operonte Martin Berishaj. Pasqyra po kthjellohet!

Në këtë krejt mes, s’duhet harruar se kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, që u arrestua sot, ishte drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u votua nga Bordi i Përkohëshëm, të cilin e kishte emëruar Qeveria Kurti. I njëjti kishte zhvilluar takime të fshehta me Martin Berishaj në Zagreb, e po për të u raportua që sot refuzoj t’i bastiset shtëpia e Policia u detyrua t’ia thyente derën. Çfarë po fsheh njeriu i Kurtit në krye të KEK-ut?