Lajmi i fundit

Bastisje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të burgosurve u gjenden disa telefona

Mbrëmë është zhvilluar një bastisje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Si rezultat të burgosurve i janë gjetur disa telefona.

Në këtë bastisje kanë marrë pjesë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë, kryeprokurori i Prishtinës dhe një prokuror tjetër.

Të përfshira në këtë bastisje ishin edhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës përfshirë edhe Njësiti i Inteligjencës, raporton Dukagjini.