Basri Sejdiu kërkon që të kthehet sa më parë në pozitën e drejtorit të SHSKUK’së

Ish-drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Basri Sejdiu, ka publikuar vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, i cili vërteton vendimin e shkallës së parë, i cili thotë se ai mund të kthehet në punë.

Sejdiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pret që shume shpejtë të kthehet në pozitën e tij të mëparshme.

“Pres së shpejti të kthehem në krye të SHSKUK-së dhe të vazhdoj maksimalisht angazhimin tim në të mirë të ngritjes së sistemit shëndetësor, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësor”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot pranova vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, që ka hedhur poshtë si të pa bazuar ankesën e Bordit Drejtues të SHSKUK – së, të bërë ndaj vendimit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, vendim i cili ka anuluar vendimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.��Vendimi i shkallës së dytë i Inspektoratit të Punës, vërteton vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës dhe rjedhimisht kërkon kthimin tim të menjëhershëm në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK – së.
Vendimit i shkallës së parë i Inspektoratit të Punës konstatoi një mori shkeljesh me rastin e shkarkimit tim nga Bordi Drejtues, duke perfshire procese që nuk ishin në kompetencë të drejtorit të përgjithshëm, duke listuar raporte të auditimeve të brendshme pa relevancë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK dhe shume pretendime tjera të kota, të gjitha me qëllim për të njollosur punën time të madhe dhe të ndershme. Vendimi I shkallës së dytë, vërtetoi këto konstatime nga vendimi i shkallës se parë dhe refuzoj ankesën e Bordit Drejtues.
Tanimë ndihem krenar se në Republikën e Kosovës, kemi institucione profesionale dhe kredibile, që zbatimi i ligjit është prioritet dhe detyrë mbi detyrat.�
Kjo është fitore e madhe e drejtësisë dhe profesionalizmit. Pres së shpejti të kthehem në krye të SHSKUK dhe të vazhdojë maksimalisht angazhimin tim në të mirë të ngritjes së sistemit shëndetësorë, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësorë.