Qendra e New York Knicks, Enes Kanter thotë se nuk do të udhëtojë me skuadrën e tij për ndeshjen e radhës në NBA për shkak të frikës së mund të vritet nga spiunët turk.

Kanter, me prejardhje nga Turqia, është një kritikues i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe ishte ndaluar në Rumani kur ai kishte udhëtuar jashtë shtetit në maj të vitit 2017, raporton BBC.

Knicksat do të përballen me Washington Wizards në “O2 Arena” më 17 janar, transmeton Koha.net.

“Ka shanse që unë mund të vritem atje. Prandaj do të qëndroj këtu”, është shprehur 26 vjeçari. Pasaporta e tij turke i ishte anuluar më 2017, dhe kjo gjë sipas tij është bërë për shkak të pikëpamjeve të tij politike.

Në qershor të vitit 2018 një urdhër arrest ishte lëshuar për babanë e Kanterit, Mehmetin, profesor universitar i cili u akuzua se ka kontaktuar me anëtarët e një organizate të ndaluar.

“Madje as nuk mund të shkoj atje dhe ta kryej punën time, kjo është mjaft zhgënjyese. Dua të jem atje që ta ndihmoj skuadrën time”, ka shtuar Kanter.

New York Knicks të shtunën kishte deklaruar se ai nuk do të udhëtonte për shkak të problemeve me vizë.