Basketbollistët kosovarë shënojnë një fitore në 3X3, por eliminohen nga kualifikueset

Kosova ka debutuar në kualifikimet e FIBA Europe Cup në garën e basketbollit 3X3, që u mbajtën në Konstanca të Rumanisë.

3X3 në basketboll është sport urban që është i pranuar në Federatën e Basketbollit Botëror dhe nga viti 2015 është sport olimpik.

Kosova ndeshjen e parë debutuese e kishte me Slloveninë të cilin e humbi me rezultat të thellë, 21:8, raporton “Sporti në KTV”.

Në ndeshjen e dytë, dardanët e mposhtën kombëtaren e Andorës, me rezultat bindës 21:6.

Pavarësisht fitores ndaj Andorës, basketbollistët nga Kosova u eliminuan nga kjo garë pasi me një fitore e një humbje, u renditën në vendin e dytë, me sllovenët që ecin tutje.

Kosovën në këto garë e përfaqësuan, Arti Hajdari, Altin Sahiti, Albatrit Berisha dhe Arian Mehmeti.