Bashkimi – Lipjani, ndeshja hapëse e sezonit të ri në basketboll

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll fillon të premten me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit, që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00, pasi palestra në Prizren është e zënë.

Të shtunën zhvillohet përballja mes Golden Eagle Ylli-Feronikeli. Të dielën nga ora 17:00 takohen Ponte Prizreni luan kundër Pejës, që është rikthyer në Superligë.

Java e parë mbyllet me super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës të dielën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Këto dy skuadra u takuan edhe në Superkupë, derisa edicionin e kaluar ishin ndeshur edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Ndërsa, Trepça do të pushojë në xhiron e parë.

Në këtë edicion do të zhvillohen 36 xhiro, derisa dy skuadrat e fundit bien nga elita, kurse skuadra e shtatë e renditjes në Superligë do të takohet me finalistin e Ligës së Parë, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Java 1

E premte

19:00 Bashkimi-Lipjani në Gjakovë

E shtunë

19:00 Golden Eagle Ylli-Feronikeli

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Peja

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

Trepça pushon.

loading…