Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i është kundërpërgjigjur kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit sot në Deçan mbajt një tubim zgjedhur ku tha se qeveria e tij ka investuar miliona euro në këtë komunë.
“Sot dy javë votojmë dhe sonte dy javë festojmë. Sonte dy javë vuloset me 500k zemra për punën që kemi bërë. Deçani është simbol i qëndresës dhe heroizmit. Pavarësisht humbjeve dhe vuajtjeve, Deçani u ngrit me shpejtësi të madhe. Gjatë këtyre viteve me qeverisjen tonë jemi munduar që Deçanit t’iua kthejmë borgjin e madh që ja kemi historikisht. Gjatë mandatit të ri 5 milionë euro do të këte investime në infrastrukturë, asfaltim të rrugëve në 8 fshatra të Deçanit. Mos të harrojmë aksin rrugor Deçan-Plavë. Kemi marrëveshje ndërkombëtare dhe po punojmë që të përbyllen punimet që Plava të ndërlidhet me Deçanin”, ka thënë Kurti, raporton Ballkani.info.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Deçanit Bashkim Ramosaj.Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shefin e ekzekutivit e ka quajtur kryemashtrues, sipas tij, ti veç dëm e asgjë tjetër këtij qyteti nuk i ki sjellë!
“‘Deçani është ringritur paimagjinueshëm’ pa ndihmuar ti kryemashtrues, ti veç dëm e asgjë tjetër këtij qyteti nuk i ki sjellë!”, ka shkruar ai./Ballkani.info/







