Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova feston Festivalin e Purimit

Sot, Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova feston Festivalin e Purimit.

Festivali I Purimit festohet çdo vit në muajin Adar sipas kalendarit Hebraik.

Ky festival përkujton shpëtimin e popullit Hebre në Persinë e lashtë nga një komplot i Hamanit i cili kishte për qëllim shkatërrimin dhe asgjësimin e gjithë hebrenjëve të rinj e të moshuar, gra e fëmijë në një ditë të vetme

Ritet që duhet të praktikohën gjatë festës janë:

1.Leximi i librit “Megilla” libër ky i cili përshkruan jetën e Esterit dhe historinë e mrekullisë së Purimit.

2.Të bësh lëmosh apo ndonjë dhuratë të vogël familjeve të varfëra.

3.Të dërgosh dhurata shokëve apo edhe ushqim që të festoni së bashku në harmoni.

4.Po ashut sipas një tradite të vjetër të vegjëlit vishen çuditëshm në mënyrë qesharake që festa të sjellë sa më shumë pozitivitet.