Bashkëshortja e Schumacher flet për gjendjen e legjendës së Formula 1

Corinna Schumacher, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, nuk i ka kursyer falënderimet për njeriun e jetës së saj.

Në një intervistë për “She’s Magazine”, ajo ka thënë se e gjithë kjo perandori mirëqënie është arritur falë Michael. “Nuk dua të harroj të them se e gjithë kjo është arritur falë bashkëshortit tim, Michael”, tha Corina Schumacher.

Gati 6 vjet nga aksidenti i rëndë me ski në alpet franceze, Corina jep edhe një informacion për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj.

“Jini të qenë. Ai ndodhet në duart më të sigurta që mund të ekzistojnë në botë. Po bëjmë gjithçka të mundur për ta ndihmuar. Më mirëkuptoni që jemi kaq të rezervuar, por shëndeti i Michael është një argument delikat”, tha ajo.

loading…