Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez thotë se nuk do të zgjasë martesa e saj me Ben Affleck

Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se nuk do të zgjasë martesa e këngëtares me Ben Affleck.

Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket, raportoi Daily Mail.

Noa – i cili u takua me JLo-në kur ai ishte një refugjat kubanez në Miami – ndanë rrugët me njëri-tjetrin në vitin 1998.

Jennifer Lopez dhe Noa (Foto: Wire Image)

“Ben është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”, tha ai për median.

Përveçse u martua katër herë, Lopez, 53 vjeçare, është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good Will Hunting”, me rreth 20 vjet diferencë.

“Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë shikuan njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”, tha ai për takimin e parë me yllin e “Hustlers”.

Jennifer Lopez dhe Noa (Foto: Wire Image)

“Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona, dhe mbaj mend që mendova se kishte trupin më të mirë që kisha parë ndonjëherë. Më vonë ajo më tha se e dinte që natën e parë do të martohej me mua”, kujton Noa.

Më vonë atë natë, dyshja festuan në një klub të quajtur Komuna, sipas Noa.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

I njëjti tha më tej se besonte se marrëdhënia funksionoi sepse nuk i bëri përshtypje personazhi i saj i famshëm.