Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kryer një fluturim i suksesshëm i deportimit të migrantëve.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë njofton se mbrojtja e kufijve të Amerikës është një përparësi e Administratës Trump.
“Fluturimi i suksesshëm i deportimit këtë javë do ta mbajë vendin tonë të sigurt dhe do të pengojë migrimin e paligjshëm në të ardhmen”.
“Falë partneritetit të fortë midis Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Shërbimit të Sigurisë Diplomatike dhe Policisë së Kosovës, ne po zbatojmë ligjet tona dhe po e mbajmë kufirin tonë të sigurt”, thuhet në njoftim.







