Kontribuuesi i madh i çështjes kombëtare dhe luftës për liri dhe pavarësi, Hektor Beqiri, përmes një postimi në Facebook i ka dhënë mbështetje Sala Jasharit, kandidates për deputete nga radhët e PDK-së.

“Sala Jashari i duhet Kuvendit të Kosovës. Ajo është përfaqësuese e denjë e brezit të ri, patriotëve të rinj. Është përfaqësuese e denjë e Drenicës. Ajo e trashëgon një emër të madh. Vjen nga një prej familjeve më të dëshmuara patriotike në Kosovë. Është e arsimuar, e përgatitur dhe me shumë perspektivë përpara”, ka shkruar Beqiri, derisa e publikuar edhe një video të Salës.

Ai thotë se Sala Jashari është zëri i Jasharëve.

“Është zëri i lirisë dhe i ardhmërisë! Unë e mbështes Sala Jasharin për deputete dhe po e mbështesin edhe miqtë e familjarët e mi, në Kosovë e diasporë! Ajo e meriton këtë mundësi! Ajo e meriton këtë besim!”, ka shkruar Beqiri. /Ballkani.info/