Hektor Beqiri, bashkëpuntori i afërt i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e të tjerëve, ka reaguar në 4 vjetorin e mbajtjes në Hagë të shokëve të tij të idealit.
Ai ka thënë se ajo që kemi parë në këto katër vjet në Hagë është stërzgjatje e qëllimshme sa për t’ua humbur kohën liderëve tanë, mungesë transparence sa për ta fshehur tendencën, seanca gjyqësore ku favorizohet prokuroria dhe vendimmarrje gjithnjë në favor të saj, shkruan Ballkani.info
“Edhe përvjetori i katërt pa ta në Kosovë, erdhi. Por, për dallim nga vitet e kaluara, fundi i procesit gjyqësor në Hagë tashmë po shihet”, ka thënë Beqiri.
“Kosova dhe populli i saj, familjet dhe ne miqtë e tyre, me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi, lirimin dhe rikthimin e tyre!”, thotë ai.
Postimi i plotë:







