Bashkëluftetarët nga Zona Operative e Shalës të prirë nga komandanti i Zonës, gjeneral Rrahman Rama vizituan familjet e Presidentit Thaçi dhe Veseli

Ish-komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, me bashkëluftëtarët e tij, kanë vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Rama me bashkëluftëtarët e tij janë parë në fotografi me familjarët e ish-presidentit Thaçi dhe të ish-kryekuvendarit Veseli.

Vizitën e Ramës me bashkëluftëtarë e ka konfirmuar edhe djali i vëllait të Kadri Veselit, Hilmi Veseli.

“Sot per vizite kishim disa nga komandantet dhe personalitet nga Zona Operative e Shales me ne krye Rrahman Rama. Faleminderit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’.