Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos te Portugalia përgënjeshtron Sarrin, sipas tij CR7 nuk është i lënduar

Një nga bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos te Portugalia ka këmbëngulur që ylli portugez nuk ka asnjë dëmtim duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e menaxherit të Juventusit, Maurizio Sarri.

Sarri kishte pohuar se Ronaldo po vuan nga ‘një problem i vazhdueshëm i gjurit’ pasi e zëvendësoi në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Ronaldo reagoi me zemërim pasi u zëvendësua në minutën e 55-të gjatë fitores 1-0 të Juventusit ndaj Milanit me raportet në Itali duke sugjeruar se ai e quajti menaxherin e tij një ‘bir të një lavire’ përpara se të shkonte drejt tunelit.

Sidoqoftë, pasi ka shkuar për detyrën ndërkombëtare me Portugalinë për kualifikimet e tyre përfundimtare të Euro 2020 kundër Lituanisë dhe Luksemburgut, Goncalo Paciencia ka këmbëngulur që Ronaldo nuk ka asnnjë dëmtim.

“Unë nuk kam një gradë mjekësore, por ai më është dukur mirë. Gjëja më e rëndësishme është që ai është këtu sepse është më i miri në botë”, tha Paciencia për A Bola.

loading…