Në Kosovë është mbajtur Parada e pestë e Krenarisë e komunitetit LGBTI. Qindra pjesëmarrës kanë marshuar në sheshin kryesor të kryeqytetit, Prishtinës, duke valëvitur flamuj me ngjyra ylberi, dhe duke vallëzuar.
Pjesëmarrësit thanë se parada për ta përfaqëson liri, barazi dhe festë, por edhe protestë për të drejta të barabarta.

















