Basha uron Ditën e Flamurit, por bën lëmsh historinë!
Nëse e keni urryer me gjithë shpirt lëndën e historisë dhe mezi ia dilnit të fiksonit datat kryesore, merreni shtruar pasi ne, ata atje, madje edhe Lulzim Basha dora vetë i bëjmë ngjarjet lëmsh.
Ditën e sotme, Basha gjendej te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet ku pati në plan të mbante një fjalim të shkurtër rreth ngjarjes historikë, pa e ditur se në të qindtat e sekondit do të shndërrohej në memen e 28 nëntorit.
“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944!”
Por, pastaj tha 1444”, u vetëkorrigjua.