Konjufca-Basha

Basha takohet me Konjufcën: Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Evropës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se PD-ja dhe ai është afër Kosovës.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka shkruar Basha.