Basha reagon pas tentimit të protestuesve për të hyrë në Kryeministri

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se protesta nuk do të ndalojë përkundër tentimeve të Policisë për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët sulmuan objektin e Kryeministrisë.

“Ky është një skenar ogur zi i kryeministrit Rama. Ne i bëjmë thirrje Policisë që të mos i provokojnë protestuesit, por ta kryejnë punën e vet ashtu siç është e shkruar e bardha në të zezë”, ka thënë Basha.

Protestuesit kanë goditur me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda. Gjithashtu janë përpjekur që të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, një natë më parë