Basha për Hashim Thaçin: Ai po vazhdon ta paguajë çmimin për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion”, ka folur rreth marrëdhënies së tij me ish-presindetin Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

‘’Hashim Thaçi është hetues politik i UÇK-së, është president i Kosovës i cili vazhdon ta paguajë çmimin për pavarësinë e Kosovës. Mendimet e mia ja kam thënë Thaçit disa herë. Kam pas komunikim jashtëzakonisht të hapur e të ngushtë edhe kur ka qenë kryetar partie, edhe kryeministër e edhe si president’’, tha Basha.