Basha: PD do të çlirohet nga Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot iu referua mbledhjes së organizuar nga Sali Berisha në selinë blu si “batalion non grata” dhe një “organizatë antiamerikane” e zhvilluar përmes zellit të një ish-komunisti me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave.

Basha e akuzoi paraardhësin e tij si burracak dhe ish-komunist të vjetër, i aftë sipas tij të shkatërrojë dhe fëmijën e vet politik.

“Përballë njerëzve me precedentë kriminalë që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pa ngordhur të një ish-komunisti. Duhet t’i them Sali Berishës se është një pakicë e dëshpëruar. Në përpjekjen e tij për t’i shpëtuar ligjit, si burracak u përpoqe të gjeje një vend për t’u fshehur në PD”, tha Basha.

Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të çlirohet nga Berisha.

“Berisha po përpiqet të minojë Kuvendin Kombëtar, pasi Berisha është minusi më i madh i legjitimitetit dhe i demokracisë”, u shpreh Basha./tch