Kreu i PD

Basha në Durrës: Shqipëria të jetë Evropa e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sonte ka takuar në Durrës studentët dhe pedagogët, ku u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Takimi me të rinjtë dhe pedagogët është mbajtur në Pallatin e Kulturës në Durrës, ku Basha zhvilloi bashkëbisedim për problemet, me të cilat përballen ata, të cilat siç tha Basha, nuk gjeten zgjidhje nga pakti për universitetin “pasi ky i fundit doli një mashtrim i madh”.

Basha u bëri thirrje studentëve e pedagogëve që të bashkohen në protestën e 16 marsit, siç tha ai “kundër qeverisë së krimit dhe Parlamentit ilegal”.

“Të gjithë bashkë, që shqiptarët mos të arratisen drejtë Evropës për një jetë më të mirë, por vetë Shqipëria të jetë Evropa e shqiptarëve”, tha Basha.