Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në veri të Kosovës, ku një efektiv humbi jetën.
Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojë dhe të distancohet nga kjo ngjarje.
Ai shprehet se mendimet dhe lutjet e tij janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.
“Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit”.







