Basha: Duam zgjedhje të parakoshme, qeveria që do dalë pas zgjedhjeve të vazhdojë negociatat me BE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas dështimit të hapjes së negociatave.

Basha tha se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të këetë një qeveri të re, që do të vazhdojë negociatat me BE-në.

“Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Na duhet një qeveri e re që të vazhdojë negociatat me BE-në, një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i opozitës.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS:

Vleresim sipas merites eshte qendrimi i prere i vendeve anëtare per vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Per kete u artikuluan disa kushte qe ne thelb tregojnë se qeveria ka bere hapa pas nga viti ne vit. Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit, ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues.

Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnje kusht per kete vend dhe nje mbeshtetje gati unanime per hapjen e negociatave. Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Na duhet një qeveri e re që të vazhdojë negociatat me BE-në, një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend.

Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nenkupton zgjedhje te lira dhe te ndershme, ndarje te politikes nga krimi, ndarje dhe balancim te pushteteve, institucione te forta dhe te pavarura te drejtesise.

loading…