Kreu i PD

Basha del nga spitali i përlotur (VIDEO)

Kapitullim të shtetit përballë krimit e quan lideri demokrat Lulzim Basha masakrën e fundit në Mat, ku tre persona mbetën të vrarë teksa drekonin.

Kryetari i partisë Demokratike ishte këtë mbrëmje në spitalin e Burrelit, aty ku po merr mjekim i vetmi i mbijetuar nga breshëria e kallashit që u lëshua në lokalin e fshatit Shëlli. Basha ka dalë i përlotur pas vizitës që i bëri në dhomë të plagosurit Astrit Hani, ndërsa nuk mundi të anashkalojë në një prononcim të shkurtër për mediat, politikën dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, qeverisja e majtë duhet të marrë fund dhe të zëvendësoshet nga një qeveri që kujdeset për qytetarët. Në Burrel, dhe jo vetëm – tha Basha – mbizotëron ndjenja e pasigurisë.

5 viktima janë shënuar në Shqipëri vetëm në 24 orët e fundit, e për kryedemorkatin kjo është një situatë alarmante.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. Dy prej tyre ishin punonjës të Bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar në zonë për rikonstruksionin e rrugës që ishte kthyer në makth për banorët e zonës. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.