Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
I shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, kreu opozitar në Shqipëri vendosi kurora lulesh pranë vendit ku prehet ish-presidenti Rugova.
Ndërkaq, nuk u prononcua për medie.
Sipas agjendës, ai gjatë ditës do të bëjë homazhe edhe te varri i Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Basha dje u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.






