Protesta masive në Tiranë, ka bërë që të formohet kordoni i policisë para Kuvendit.

Ditën e djeshme, ndërtesa e parlamentit është rrethuar me tela me gjemba, pas eskalimit të protestës para pesë ditëve ku disa persona ishin shoqëruar në polici.

Në një prononcim për Ballkani.info, koordinatorja për media në Partinë Demokrate, Silvi Bardhi, ka thënë se protestuesve nuk janë duke iu punuar telefonët celularë, e kjo si pasojë e urdhëresës së AKEP-it për ndërprerjen e sinjalit të gjithë operatorve të telefonisë celulare në bulevard.

“AKEP urdheron nderprerjen e paligjshme te sinjalit te gjithe operatoreve te telefonise celulare ne te gjithe bulevardin, perfshire zonen e protestes dhe perreth Partise Demokratike”, ka thënë Bardhi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ambasada amerikane e cila ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për ruajtje të qetësisë. /Ballkani.info