Barcelonës i shtohen problemet, lëndohet edhe Luis Suarez

Athletic Bilbao dhe Barcelona po e zhvillojnë ndeshjen hapëse në La Liga.

Pjesa e parë është mbyllur 0-0, me Barcelonën që ka hasur në probleme duke mos arritur të krijojë asnjë rast mirë shënimi.

Duke mos munguar kjo, Barcelonës i është lënduar edhe sulmuesi Luis Suarez, i cili para disa minutash e kishte goditur shtyllën.

Ai u zëvendësua në minutën e 37-të pas një lëndimi në gju.