Thomas Vermaelen i ka dhënë fund aventurës së tij pesëvjeçare në Barcelonë duke iu bashkuar Vissel Kobes të shtunën. Mbrojtësi belg ka nënshkruar kontratë me klubin japonez deri në dhjetor të vitit 2021.

33-vjeçari, karriera e të cilit ka hasur në pengesa serioze për shkak të lëndimeve, i bashkohet ish bashkëlojtarëve të Barçës, Andres Iniestas dhe Sergi Samperit në Kobe.

Vermaelen ka kaluar te skuadra e J-League si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me kampionin e La Ligës mbaroi këtë verë.

Belgu i ka bërë vetëm 53 paraqitje në të gjitha garat në katër sezonet e tij në Barcelonë, ndërsa sezonin 2016/17 e kaloi si i huazuar te Roma, për të cilën i zhvilloi vetëm 12 ndeshje.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1155022110168891392