Barcelona ka vuajtur shumë por në fund me plotë meritë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së kampionëve, pasi e ka mposhtur Napolin me rezultat 3:1.

Napoli e nisi shumë keq ndeshjen duke pësuar dy gola për 15 minuta (2:0), megjithatë një supergol i Rrahmanit i ktheu italianët në lojë të cilët në vazhdim kanë mundur edhe të barazojnë rezultatin pasi kishin disa raste të mira, por këto lëshime i kushtuan.

7 minuta pa përfunduar ndeshja Barcelona përmes Lewandowskit kanë arritur të shënojnë golin e tretë për të mbyllur gjithçka në këtë sfidë.

Në ndeshjen e dytë Arsenali ka fituar 1:0 por nuk ka mjaftuar pasi ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta kjo fal ndeshjes së parë që gjithashtu u mbyll 1:0 në favor të Portos. /Ballkani.info