Barcelona vëzhgon sulmuesin e Celta Vigos

Barcelona është në kërkim të një numri 9 dhe pasi hoqi dorë nga Luka Jovic, që është pranë kalimit te Real Madridi, katalanasit kanë rikthyer vëmendjen nga sulmuesi i Celta Vigos, Maxi Gomez.

Sipas mediave spanjolle, mes klubeve kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshjeje, pasi oferta e para e katalanasve prej 25 milionë euro është refuzuar.

Klubi galician pretendon 40 milionë euro për sulmuesin nga Uruguai, aq sa është edhe klauzola e lirimit të tij nga kontrata, ndërkohë që drejtuesit e Barcelonës pretendojnë që kjo shifër të ulet disi.

Maxi Gomez ka shënuar 30 gola në La Liga në 68 ndeshje, që prej vitit 2017-të kur ai u transferua nga Defensor Sporting për 4 milionë euro.